Ture Ski Alpinizmi

Tour program: 

Ne Shqiperi do te gjeni male te medha te cilat ndoshta jane te fundit ne Europe te cilat nuk jane arritur ende me ski.

Vargmale te tera mbeten nje territor i virgjer per aktivitetet dimerore dhe aventura me ski. Periudha me e pershtateshme per te organizuar turin tuaj me ski ne Shqiperi eshte ne muajt: Dhjetor, Janar, Shkurt.

Ne Shqiperi, skialpinistet me shume admirohen se sa kuptohen, sepse aktivitetet e dimrit jane ende te panjohura. Skialpinizmi nuk eshte zhvilluar ende, pamvarsisht territorit te perkryer per kete sport.

Vitet e fundit po kerkohen gjithnje e me shume turet e ski alpinizmit. Ne Shqiperi nuk ekzistojne harta me itinerare te ski alpinizmit, per te mos folur per rreziqet e orteqeve apo sherbimeve te shpetimit ne mal, per kete arsye çdo pjesemarrës qe ka per qellim te arrije malet ne Shqiperi duhet te jete me pervoje jo vetem ne turet e skive por gjithashtu duhet te gezoje nje fleksibilitet dhe pergjegjesi mbi vete.

Day 1: 

Aeroporti “Nene Tereza” - Fshati Radomire

Guidat e Albania Adventure do t’ju marrin ne aeroportin “Nene Tereza” dhe do te vazhdojme udhetimin tone drejt fshatit verior te Radomires, i cili gjendet ne lartesine 1270 m.

Fshati Radomire gjendet ne rreze te malit Korab, i cili eshte mali me i larte ne Shqiperi, me lartesi 2764 m.

Per te mberritur ne kete fshat do te na nevojiten patjeter mjetet 4 x 4 te Albania Adventure, pasi kilometrat e fundit te udhetimit do te jene off road dhe gjate stines se dimrit rruga perkeqesohet shume. Me te mberritur atje do te akomodohemi ne nje shtepi pritese.

Day 2: 

Radomire - Mali Korabit 

Pasi te kemi konsumuar mengjesin dhe gjithsecili te kete pergatitur pajisjet e tij, do te fillojme ngjitjen drejt Malit te Korabit nga 1270 m ne 2764 m.

Ngjitja do te behet nga krahu Jug-Perendimor. Ky krah i Korabit rrihet nga dielli shume vone, gje e cila ben te mundur skijimin per disa ore me shume.

Day 3: 

Radomire - Mali Korabit 

Sot nisja do te behet heret.

Me mjetet 4 x 4 do te ndjekim nje shteg te vjeter, krejtesisht off road, per tu ngjitur deri ne lartesine 1550 m, pasi sot do ta ngjisim Korabin nga krahu tjeter, ai Veri – Lindor.

Gjate dites se sotme panorama jone do te jete gjate gjithe kohes nga krahu i Maqedonise, pasi do te jemi shume prane vijes kufitare.

Pasdite do te kthehemi ne fshat, ku do te bejme nje shetitje per te vizituar gjithashtu dhe xhamine e fshatit, e ndertuar nga vete banoret e tij.

Day 4: 

Radomire - Lugina e Valbones

Do te nisemi heret nga Radomira ne drejtim te Lugines se Valbones ne lartesine 810 m, nje perl tjeter ne kembet e Alpeve Shqipetare. Rruga per ne Valbone do te behet me mjete 4 x 4, pasi do te ndjekim nje segment pothuajse te harruar ne kete pjese te Veriut te Shqiperise.

Rruga do te zgjase rreth 5-6 ore, ku gjate kesaj rruge do te kemi mundesin te vizitojme shume fshatra dhe qyteza te vogla te cilat jane pothuajse te braktisura. Nje pjese e madhe e udhetimit do te kryhet pergjate Liqenit te Fierzes, i cili do t’na ofroj ne numer te pafundem panoramash mahnitese.

Me te mberritur atje do te akomodohemi ne nje shtepi pritese.

Day 5: 

Valbone - Maja e Rosit

Heret ne mengjes pasi te kemi pergatitur gjithsecili pajisjet personale, do te nisemi drejt Majes se Rosit, nje nga majat me piktoreske te Alpeve Shqiptare, me lartesi 2524 m.

Dita e sotme do te jete vecanerisht e bukur, pasi kjo maje ngrihet ne zemer te alpeve dhe te ofron nje pamje fantastike te Alpeve Dinarike Shqiptare.

 

Day 6: 

Valbone - Maja e Poplukes

Ne mengjes heret do te nisemi drejt Majes se Poplukes, 2569 m.

Do te na duhet te ngjisim nje pjese te mire te Lugines se Valbones dhe me pas drejt Poplukes, duke hyre keshtu gjithnje e me thelle ne Alpet Shqipetare.

Akomodimi serish ne Valbone, ne shtepin pritese.

Day 7: 

Valbone - Tirane 

Per arsye se jemi shume larg aeroportit “Nene Tereza”, duhet patjeter te nisemi nje dite perpara per te qene te sigurt se do te jeni ne kohe per fluturimin e kthimit.

Kjo dite do te filloje shume heret, rreth ores 06:00 ne mengjes, sepse do te na nevojitet te udhetojme per rreth 1 ore drejt Liqenit te Komanit. Atje do te hipim ne anije. Gjate ketyre 3 oreve lundrim, ne do te njihemi me Liqenin e Komanit, i cili ngjan me fjordet Norvegjeze. Panorama ketu konsiderohet nje nga perlat e bukurive Shqipetare.

Pasi te akomodohemi ne nje hotel prane qendres, do te kemi mundesin te dalim dhe te njihemi me qytetin, do te vizitojme qendren e qytetit, bulevardet e gjera, mozaikun monumental që zbukuron muret e muzeut kombëtar, lavdinë e Pavarësisë së Shqipërisë.

Një devijim të vogël drejt zonës së Bllokut, referuar nomenklaturës së mëparshme të regjimit komunist në Shqipëri, dhe një shëtitje në shtëpinë e ish diktatorit Enver Hoxha. Kjo është zona më e gjallë në qytet, me shumë bare, klube, restorante, etj ...

Day 8: 

Tirane - Aeroporti “Nene Tereza”

Ne varesi te orarit tuaj te fluturimit, do te nisemi nga qyteti i Tiranes drejt aeroportit “Nene Tereza”.

 

contact us