Tur Kulturor

Tour program: 

9 dite / 8 nete

Day 1: 

Aeroporti “Nene Tereza” - Tirane

Guidat e Albania Adventure do t’ju marrin ne aeroportin “Nene Tereza” dhe do te vazhdojme udhetimin tone drejt Tiranes, kryeqytetit te Shqiperise, ku dhe do te akomodohemi ne nje hotel prane qendres.

Tirana u themelua ne vitin 1614, nga Sulejman Pashe Bargjini, nje feudal i pasur i kohes, nga fshati Mullet. Ajo eshte shpallur kryeqytet qe nga viti 1920.

Tirana eshte nje qytet i madh me mbi 800.000 banore dhe duke qene se eshte kryeqendra e Shqiperise, ky qytet ofron shume mundesi per te gjithe llojet e turisteve. Ne kete qytet mundesit per te vizituar qendrat historiko-kulturore jane te shumta. Nder to permendim: Monumenti i heroit kombetar, Gjergj Kastriot Skenderbeu, nje sere ndertesash historike si: Xhamia e Et’hem Beut, Kulla e Sahatit, 35 m e larte, e ndertuar ne vitin 1830. Nga maja e kulles, qe eshte e hapur per vizitoret mund te shijohet nje pamje fantastike e sheshit Skenderbej, Uren e Tabakeve (shek XVIII), Monumentin Nene Shqiperi, Teatrin Kombetar, Teatrin e Operas dhe Baletit, Galerine e Arteve Figurative, Qendren Nderkombetare te Kultures, Muzeun Historik, Muzeun Arkeologjik si dhe Muzeun e Shkencave te Natyres. Gjithashtu vetem 15 km ne jug te Tiranes, mund te vizitohet Kalaja e Petreles, me nje moshe 2000 vjecare, e ndertuar nga fiset ilire te Albaneve, ndersa ne pjesen veriperendimore te Tiranes, vetem 15 km larg, ndodhet kalaja e Prezes, e cila eshte nje pike mjaft e frekuentuar nga turistet per pamjet unike qe ofron.

Day 2: 

Tirane - Kruje - Shkoder

Pasi te konsumohet mengjesi do te nisemi drejt qytetit te Krujes, nje nder qendrat me te rendesishme turistike ne Shqiperi. Kruja eshte nje vendbanim shume i hershem qe daton tre shekuj para Krishtit. Ky qytet karakterizohet jo vetem per gjeografine veçante, kalane mbreselenese por dhe per shume tradita te transmetuara brez pas brezi.

Kruja eshte e njohur si kryeqyteti i rezistences kunder pushtuesve Otomane, ndersa Skenderbeu udhehiqte kete rezistence. Qyteti eshte i pasur me monumente kulture dhe etnografie, madje eshte dhe nje zone e pasur arkeologjike. Kruja eshte shpallur edhe qytet “hero” edhe qytet “muze”, ngaqe mbart vlera te pacmuara. Kalaja e qytetit dhe muzeu i saj historik, rruga karakteristike e Pazarit te Vjeter, Muzeu Etnografik, por dhe nje sere objektesh kulti jane objekte mjaft te rendesishme, te cilet ngjallin interes te madh tek vizitoret. E vecante tjeter e ketij qyteti jane edhe veshjet, endjet karakteristike, artizanati ne baker, ar e argjend etj.

Pasi te kemi bere nje shetitje te plote ne qytetin e Krujes do te drekohet ne nje restorant tradicional, ku do te shijojme ushqimet tipike vendase.

Pasdite do te nisemi drejt qytetit te Shkodres, ku do te akomodohemi ne nje hotel-restorant.

Day 3: 

Shkoder - Durres

Pasi te konsumohet mengjesi do te vizitojme qytetin e Shkodres, qyteti me i madh ne veriun e Shqiperise, me nje histori te lashte qyteterimi dhe kulture. Shkodra eshte nje nga qendrat me te rendesishme te qyteterimit te lashte ilir. U themelua prej fisit te labeateve ne fillim te mijevjecarit te fundit para Krishtit.

Ne Shkoder do te vizitojme kalane e Rozafes e cila eshte e ngritur mbi nje koder shkembore ne hyrje te qytetit te Shkodres. Kjo kala u perdor si qender e fortifikuar ilire, permendet per here te pare gjate sundimit te mbretit Gent, i cili sundoi nga viti 181 p.e.s deri ne vitin 168 p.e.s. 

Gjithashtu do te vizitojme Katedralen e qytetit. Kisha Katedrale e Shkodres u quajt Kisha e Madhe, sepse ne kohen e ndertimit ishte njera prej kishave me te medha te Ballkanit.

Me pas vizite ne xhamine e Shkodres. Xhamia e re, Ebu Bekr eshte me e madhja ne Shqiperi dhe nder me te medhate ne Ballkan. Vlen per tu permendur se nje nga vlerat me te medha te popullit Shqipetar eshte bashkejetesa dhe toleranca fetare.

Gjithashtu ne Shkoder mund te vizitojme edhe Kullen e Sahatit, shek XIX, e njohur ne histori si Sahati i Inglizit, i perket periudhes se aristokracise mesjetare. Kulla e sahatit, bashke me shtepine ngjitur u ndertuan me fondet e lordit anglez Paget.

Nga Shkodra nuk mund te largohemi pa vizituar dhe Muzeun Historik, i vendosur ne nje banese monumentale, shtepi karakteristike shkodrane qe mban emrin “Oso Kuka”. Ai permban sektoret e Arkeologjise, Historise dhe Etnografise.

Me pas nisja drejt qytetit bregdetar te Durresit ku dhe do te akomodohemi.

Day 4: 

Durres - Qyteti antik i Apollonise - Parku Kombetar Llogara 

Durresi eshte qyteti i dyte me i madh ne Shqiperi. Qyteti ka mbi 200.000 banore dhe njekohesisht eshte qendra e prefektures dhe qarkut te Durresit. Eshte nje nga qytetet me te lashte dhe me te rendesishem ekonomike te Shqiperise. Durresi eshte i vendosur ne bregdetin qendror shqiptar, ne perendim te kryeqytetit Tirane. Ai ndodhet ne nje nga pikat me te ngushta të Detit Adriatik, perballe porteve italiane te Barit dhe Brindisit.

Durresi mund te krahasohet me qytetet me te medha te Mesdheut te lashte dhe mesjetar. Qyteti Dyrrah u ndertua nga Iliret Taulante, dallendyshasit ne shekujt XIII-XI p.K. Banoret e pare te Dyrrahut, para ilireve te quajtur protoilir, pellazge, ngriten ne rrethinat e ketij qyteti, vendbanimet e para parahistorike. Sipas autoreve te lashte, ky qytet u themelua nga dy mbreter me origjine ilire te quajtur Dyrrah dhe Epidamn.

Durresi eshte nje qytet me kulture te hershme, per vete origjinen e tij te lashte. Qyteti ka trasheguar mjaft vlera te se kaluares, qendra historike dhe arkeologjike si Amfiteatri, Rrethoja Bizantine, Torra Veneciane, Muri rrethues i Kalase, por edhe qendra kulturore e fetare si rrenojat e Bazilikes ne Arapaj, keshtjella e Rodonit etj.

Gjate kesaj dite do te vizitojme Amfiteatrin e Durresit, ndertim i fundit te shek.II pas.K., nder monumentete e ketij lloji nga me te medhenjte e perandorise romake, dhe i vetmi ne vendin tone. Elipsi i tij me permasa 120x110 m, dhe boshti i arenes 61x42 m, merrte deri ne 15.000 spektatore. Prania e tij eshte pike referimi ne organizimin urbanistik te qytetit.

Do te vizitohet gjithashtu Muzeu Arkeologjik dhe Torra Veneciane. Muzeu i vjeter eshte inaguruar ne mars 1951, i riu ne prill 2002. Muze i permasave kombetare, ka te realizuar pavionin e prehistoris dhe te antikitetit, e te asaj postbizantine, ku jane ekspozuar rreth 2000 objekte arkeologjike te dala nga nentoka muze e qytetit.

Pas vizites ne qytet do te drekohet ne nje restorant buze detit dhe me pas do te behet nisja drejt qyteti antik te Apollonise, i cili eshte nder me te medhenjte ne pellgun e Adriatikut dhe me i permenduri nder 30 qytetet e tjera, me te njejtin emer, te kohes antike.

Eshte themeluar rreth fillimit te shek te IV p.e.s. Germadhat e Apolonise jane zbuluar ne fillim te shek XIX. Gjurmet me te hershme arkeologjike jane disa objekte te kohes se hekurit, tipike te kultures ilire. Nga shekujt e pare te jetes se qytetit ruhen disa mbeturina te murit mbrojtes dhe te nje tempulli arkaik kushtuar Artemisit, hyjneshes me te adhuruar te apoloniateve.

Apolonia ndodhet 12 kilometra larg qytetit të Fierit. Apolonia si qytet u themelua nga kolonizatoret greke që vinin nga Korinti. Te dhenat e para te pranise se tyre jane te dokumentuara rreth vitit 588 para Krishtit. Emrin qyteti e mori për nder te perendise Apolon. Nder 24 qytete ne te gjithe boten mesdhetare qe mbanin kete emer ne Antikitet, Apolonia e Ilirise ishte me e rendesishmja dhe luajti nje rol te madh si ndermjetese tregtare mes heleneve dhe ilireve. Apolonia ishte ne ate kohe nje qytet i madh e i rendesishem ne afersi te lumit Aoos (Vjose). Llogaritet qe qyteti te kete pasur rreth 60 000 banore, nje shifer rekord per Antikitetin.

Pas vizites ne Apolloni do te nisemi drejt Parkut Kombetare te Llogarase ku dhe do te akomodohemi ne nje hotel-restorant ne brendesi te tij.

Day 5: 

Parku Kombetar Llogara - Himare - Porto Palermo - Sarande

Gjate kesaj dite pervecse do te shijojme peisazhet e mrekullueshme qe do t’na ofroj Riviera Shqipetare, do te kemi dhe mundesine te vizitojme dhe disa nga kalat qe ndodhen ne te.

Ndalesen e pare do ta bejme ne qytetin bregdetar te Himares, e cila do te na befasoje me bukurite e saj arkitektonike e kulturore, te cilen do ta hasim ne te gjitha fshatrat, monumentet e ndertimet historike, kulturore e fetare por edhe ne banesat 2-3 kateshe te ndertuara me gure te skalitur.

Himara me kalate e saj te shumta dhe plazhet e mahnitshme, eshte padyshim nje nga vendet me te spikatura ne krahinen jugore te Shqiperise.

Kalaja e Himares, ngrihet mbi nje koder me siperfaqe 1ha, banohej qe prej periudhes se bronzit te vone dhe rrethohej me mure mbrojtes, te cilet fillojne te ndertohen ne shekullin e 8 p.e.s dhe vazhdojne pa nderprerje deri ne mesjeten e vone. Muret antike te tipit poligonal i perkasin fazes se dyte te fortifikimit dhe datojne perafersisht ne kapercyellin e shek V-IV p.e.s. Ne brendesi te kesaj kalaje duhen vizituar monumentet si: Kisha e Sergjit dhe Bakut (Paleoepiskopia), Kisha e Gjitheshenjtoreve, Banesa e Tano Jorgji Goros, Kulla Antike ne anen jugore, Muret antike te anes verilindore, Hyrja mesjetare dhe Kulla mesjetare (Barbakaja) etj..

Me pas vizite ne gadishullin tektonik te Porto Palermos ku ndodhet edhe kalaja e famshme e Ali Pashe Tepelenes, ndertuar per nder te gruas se tij te re Vasiliqise, se ciles ia beri dhurate. Kalaja e Porto Palermos ndodhet ne gjirin me te njejtin emer ne bregun e detit Jon ne Shqiperine e jugut, ajo eshte e vendosur ne nje pozicion mjaft te bukur ne gadishullin e Porto Palermos (ne antikitet e njohur si gjiri i Panormes). Kalaja ndodhet jo larg fshatit te Qeparose dhe ka forme trekendore. Permasat e saj jane 150 m x 400 m. Lartesia e mureve arrin ne 20 m.

Pas kesaj vizite do te nisemi me mjetet tona drejt qytetit bregdetar te Sarandes, ku dhe do te akomodohemi.

Ne piken me te larte te Sarandes, ndodhet Kalaja e Lekuresit, e ndertuar ne shekullin XV, gjate luftes se Sulejman Pashes kunder Korfuzit. Ne ambientet e saj eshte ngritur nje restorant mjaft i kendeshem, nga ku mund te shihet panorama e qytetit dhe ne te cilin ne do te darkojme.

Day 6: 

Parku Kombetar i Butrintit - Syri i Kalter (Sarande) - Gjirokaster

Gjate kesaj dite do te kemi mundesin te vizitojme qytetin antik te Butrintit. Parku Kombetar Arkeologjik i Butrintit ka nje siperfaqe prej 15 hektare dhe ndodhet ne lartesite 30-50 metra mbi nivelin e detit. Ky qytet antik eshte nje xhevahir i arkeologjise, i listuar si nje vend i trashegimise boterore te UNESCO. Ne nje ambient te jashtezakonshem ne mes te liqenit dhe detit, ndertimet me stil helenik jane nje muze qe permban gjurme arkeologjike te restauruara. Brenda qytetit gjenden amfiteatri, kalaja e Ali Pashes, banjat termale, banesat e stilit romak, mozaike, mure te gdhendura me mjeshteri dhe shume ndertime te tjera.

Me pas do te vizitojme Syrin e Kalter ku dhe do te drekojme. Vend magjik, ky burim ujor nentokesor eshte i rrethuar nga pyje dhe gezon emrin e ngjyres se tij blu, ashtu si dhe pjesa me ngjyre e syrit. Ky eshte nje nga kuriozitetet natyrore me te bukura te Shqiperise. Udhetimi jone do te na coje ne qytetin e Gjirokastres ku dhe do te akomodohemi.

Day 7: 

Gjirokaster - Berat

Qyteti i Gjirokastres ose siç ndryshe njihet qyteti prej guri, eshte nje nga qytetet me te rendesishme te jugut te Shqiperise. E kufizuar me Tepelenen ne veri, Permetin ne verilindje, Saranden ne jug dhe Greqine ne verilindje, Gjirokastra eshte nje qytet mjaft terheqes per turistet. Qytet i Gjirokastres eshte i perfshire ne Listen e Trashegimise Boterore te UNESCO-s ne vitin 2005, si nje nga pak shembujt e mbijetuar ne Ballkan te qyteteve tregtare të stilit otoman. Ky qytet i “njemije shkalleve”, me qindra shtepi te stilit otoman, me cati te gurta e ballkone te drunjta, mund te quhet nje qytet magjik me nje te kaluar te lavdishme.

Nje shetitje pergjate pazarit, nje vizite ne kalane e vjeter, do t’ju ktheje mbrapsht ne kohe. Kalaja eshte padyshim nje nga strukturat me te mrekullueshme. E vendosur ne nje shkemb, me qytetin poshte kembeve te saj, ajo ofron nje pamje mahnitese te Lugines se Drinos dhe maleve qe e rrethojne. Fortifikimet kryesore u ndertuan nga Despoti i Epirit ne shek. XII dhe XIII. Pas pushtimit otoman, ne shek.XIV, meremetimet me te medha u bene nga Sulltan Bajaziti i II. Nga viti 1811 Ali Pashe Tepelena i shtoi shume elemente te tjere keshtjelles, duke perfshire dhe kullen e sahatit ne pjesen e jashtme te saj. Qe nga koha e tij ne kala nuk eshte bere me asnje ndertim apo restaurim. Ne kete kala ndodhen edhe mbetjet e nje avioni te Forcave Ajrore Amerikane, i cili eshte kthyer tashme ne nje objekt mjaft interesant per vizitoret.

Gjithashtu do te vizitojme edhe Muzeun Kombetar te Armeve, i hapur ne vitin 1971, ai eshte vendosur aty ku me pare ishte burgu. Muzeu mban arme te te gjitha llojeve, qe nga periudha e Pavarsise, e deri ne fundin e Luftes II Boterore, por kryesisht luftes partizane 1939-1944.

Pasdite do te nisemi drejt qytetit te Beratit.

Day 8: 

Berat - Tirane

Berati ose i quajtur ndryshe qyteti i “nje mbi nje dritareve”, u perket qyteteve te rralle ku jeta fillon qysh ne lashtesi dhe vazhdon pa u nderprere deri me sot. Qyteti u themelua me 313-310 P.K, si qytet keshtjelle i Dasaretise, i quajtur Antipatrea nga mbreti Kasander ne kujtim te gjeneralit mekembes te Lekes se Madh. Qyteti trashegon nga e kaluara nje varg te gjate e te pasur vlerash historike, kulturore, etnografike, arkitektonike e te besimeve, te tilla qe perbejne nje potencial te konsiderueshem per turizmin. Nje nga vlerat e trasheguara te qytetit eshte dhe Artizanati ne disa gjini, si:  punime ne argjend dhe metale te tjera, qendistari, gedhendje ne dru, punime dekorative ne gur dhe punime ne kasht.

Ne Berat do te vizitojme Keshtjellen e qytetit, Muzeun Kombetar Etnografik, Katedralen e Shen Merise dhe Uren e Gorices.

Keshtjella, ne forme trekendeshi, me perimeter 1440 m, me 24 kulla e me dy porta. Me themelet e saj ilire, e rindertuar disa here ne shekujt VI, XIII, XV dhe XIX ajo eshte sot nje nga keshtjellat me te medha te banuara dhe nje arkiv i gurte qe ofron varietete stilesh dhe kontributesh te epokave te ndryshme: ilire, romake-bizantine, shqiptare e turke.

Muzeu Etnografik në Berat u perurua në vitin 1979. Ne te përfshihet kultura popullore etnografike e treves se Beratit, si edhe ajo e Shqiperise se Jugut. Muzeu eshte vendosur ne nje godine dykateshe trishekullore, tipike e treves beratase. Ne katin e pare eshte ngritur nje salle ne te cilen eshte imituar nje rrugice mesjetare me dyqane tradicionale ne te dy anet e saj. Ne kete salle eshte vendosur edhe pavijoni i lashtesise. Po keshtu, ne katin e pare jane vendosur objekte qe jane perdorur per perpunimin e ullirit. Ne katin e dyte ndodhet çardaku i hapur per pritje miqsh. Ne kete kat ndodhen me radhe arkivi, tezgjahu, dhoma e pritjes e fshatit, kuzhina dhe dhoma e pritjes e qytetit. Ne mjediset e jashtme te muzeut jane vendosur shume objekte origjinale, masive dhe funksionale të kultures sone popullore.

Ura e Gorices, eshte nje nga monumentet e kultures dhe te arkitektures se Beratit dhe njekohesisht nje nga simbolet e tij. Rreth viteve 1780 me perkujdesjen e Ahmet Kurt Pashes, nga ure druri ne pjesen e siperme, ajo u ndertua e gjitha prej guri. Ajo u rindertua perseri duke marre pamjen qe ruan sot, me parmake betoni, ne vitin 1922 nga bashkia e qytetit. Eshte 129,3 m e gjate, 5.3 m e gjere, ngrihet 10 m mbi lume dhe ka 7 harqe me hapesira 9 deri 16.7 m.

Pas nje vizite te plote ne qytet do te drekojme ne nje restorant tradicional ku do te shijojme ushqimet tipike vendase. Pasdite vone do te nisemi drejt kryeqytetit te Shqiperise, Tiranes ku dhe do te akomodohemi.

Day 9: 

Tirane - Aeroporti “Nene Tereza”

Ne varesi te orarit tuaj te fluturimit do te behet nisja drejt aeroportit “Nene Tereza”.

contact us