Trekking " Shtegtim me tenda"Albania Adventure

Tour program: 

9 dite / 8 nete

Day 1: 

Aeroporti “Nene Tereza” - Vermosh

Guidat e Albania Adventure do t’ju marrin ne aeroportin “Nene Tereza” dhe do te vazhdojme udhetimin tone drejt Vermoshit, i cili eshte fshati me i izoluar ne pjesen veriore të vendit, ne kufijte e Shqiperise dhe Malit të Zi.

Nje ndjenje e vertete e kthimit ne te kaluaren. Nje vend i braktisur gjate komunizmit, ku jane ruajtur shtepite e vjetra prej guri. Per te arritur atje nevojiten rreth 5 ore e 30 min me makine 4 x 4. Oret e fundit do te jene mahnitese ne nje udhetim off road. Me te arritur në Vermosh, do ngrihet kampi per dy nete, ku dhe do te haet dreka.

Gjate pasdites do t’ju jepet mundesia te eksploroni fshatin dhe kishen e tij.

Kthimi në kamp dhe diskutim mbi udhetimin per diten e ardhshme. Me pas vjen momenti per pergatitjen e darkes e cila do te haet rreth zjarrit. 

Day 2: 

Vermosh – Maja e Markules, lartesia 2186m, 8-9 ore, nivel veshtiresie T3

Nisja heret ne mengjes nepermjet nje shtegu qe kalon permes Majes se Zeze, Bjeshkeve te Perbices per te arritur Majen e Markules ne 2186 m. Pamje spektakolare, peizazhe te mahnitshme qe do te ngelen te pavdekshme ne memorien tuaj. Nje eksperience e paharrueshme per te dashuruarit me natyren e vertete dhe te eger.
Kthimi nga Maja e Kui Vermoshit drejt fshatit Vermosh.
Arritja ne kamp ku nje barbeky do te jete duke pritur per ju.

 

Day 3: 

Vermosh – Maja e Grebrenit, lartesia 1836m – Lepush

Nisja nga Vermoshi në oren 7:00 per ne Lepush, në 1262m lartesi mbi nivelin e detit, ne veri te Shqiperise ne rrethin e Malesise se Madhe, ne kufi me Malin e Zi.

Per te arritur atje, duhet te kalohet nga Maja Grebrenit, ne lartesi 1839 m dhe me nivel veshtiresie T2, duke zbritur perseri poshte per te kaluar neper Qafen e Bordolecit, dhe per te mberritur kshtu ne fshati Lepush. Ky fshat, ne nje lugine te larget, ne zemer të Alpeve, duket se ka mbijetuar nder vite. Pikerisht ketu, mbi fshat, ne nje lendine te vogel qe na ofron nje panorama te bukur do te ngrihet kampi.

Day 4: 

Lepush – Gropat e Koprishtit 1960m

Zgjimi heret per te bere cmontimin e kampit dhe per tu nisur ne drejtim te Gropave te Koprishtit me lartesi 1960 m dhe me nivel veshtiresie T3.

Dy udhetare te tjere do ti bashkangjiten grupit, dy mushka që do te na ndihmojne per te transportuar materialet e kampimit.

Nje ndalese e shkurter per te drekuar dhe per te marre perseri rrugen drejt Gropave te Koprishtit ku dhe do te ngreme kampin prane staneve, te cilet funksionojne gjate sezonit te veres, tradite shekullore qe vazhdon ende.

Day 5: 

Gropat e Koprishtit 1960m - Liqeni i Pejes 1640m

Zgjimi heret ne mengjes, pasi te kemi ç'montuar kampin dhe te jemi furnizuar me uje te fresket, sepse nuk do te kete mundesi furnizimi me uje deri sa te arrihet ne destinacion ne mbremje. Mushkat do te na shoqerojne duke mbajtur ujin shtese, si dhe sende të tjera.

Kjo eshte nje ecje per te pakten 7 ore, me nivel veshtiresie T3, gjate te ciles do të kalojme shtegun ne mes te dy maleve, Majes se Prozmit 2452 m dhe Majes se Madhe 2552 m. Pas kesaj, te gjithe do shijojme nje piknik per dreke.

Maja e Arapit do te na udhezoje per nje kohe te gjate, ku ne do ti drejtohemi liqenit te Pejes, ne nje nivel me te ulet, ne 1640 m.

Ndrryshe nga netet e tjera, kampin do ta gjejme te ngritur nga guidat e tjera te Albania Adventure, te cilat kane mberritur nga nje lugine tjeter dhe gjithashtu kane pregatitur nje darke te merituar per ne, e cila do te shijohet rreth zjarrit.

Day 6: 

Liqeni i Pejes 1640 m - Maja e Jezerces 2692 m

Qartazi eshte dita me e veshtire sepse ne kete dite do te ngjitet mali me i larte i Alpeve Shqiptare. Maja e tij, ne nje lartesi prej 2692 m duket sikur prek qiellin. Per te shmangur ngjitjen ne oret e nxehta, nisja do të kryhet shume heret.

Do te leme pas Liqenin e Pejes per te filluar ngjitjen drejt Majes se Jezerces 2692 m, aventura e kesaj dite do të zgjase rreth 10-11 ore, me nivel veshtiresie T5. Pamja ne maje te Jerzerces eshte befasuese. Ngjitja ne kete maje te quajtur ndrryshe dhe mbreteresha e alpeve tona do te jete per ju dhe trofeu i gjithe kesaj aventure ne Shqiperi. Ne maje pervec se nje pamjeje spektakolare ndodhet dhe nje kuti metalike me nje fletore brenda, ku te gjithe alpinistet shkruajne emrin e tyre.

Pasi te kemi bere nje pushim te shkurter per te ngrene, do te nisemi drejt fshatit të vogel te Okolit, pjesa me e larte e lugines se Thethit.

Me te mberritur ne Theth, serish kampin do ta gjejme gati, ku mbremja do te kalohet rreth zjarrit.

 

Day 7: 

Okol - Theth - Okol

Kjo do te jete nje dite qete, e cila do ti dedikohet me shume shetitjes relaksuese dhe njohjes se fshatit te famshem Theth, quajtur ndryshe “ Parajsa e fundit e Europes ”. Fshati ndodhet ne pjesen me veriore të lugines se Shales, ne mes te Alpeve me nje bukuri te rralle.

Pasurite natyrore te kesaj zone jane të lidhura se bashku edhe me trashegimine kulturore dhe historike të banoreve vendas, duke formuar keshtu, bazat me te rendesishme per zhvillimin e turizmit. Lidhur me kete fakt ka shkruar edhe alpinisti Georg Heinshemer, i cili e ka konsideruar Thethin, padyshim vendin me te pershtatshem per turizem nder Bjeshket e Veriut te Shqiperise, duke e krahasuar ate me viset e bukura te Tirolit, Austri. Gjate kesaj dite do mund te vizitojme: Mullirin e vjeter me uje, Kishen, e cila eshte dhe nje nga simbolet e Thethit, Kullen e ngujimit dhe Ujvaren e Thethit. Dreka do te haet buze lumit me peshk troft te fresket te pjekur ne zgare.

Ne mbremje do te kthehemi serish ne kamp ku rreth zjarrit do te bashkebisedojme per kete aventure te eger te kaluar mes alpeve Shqipetare.

Day 8: 

Theth - Tirane

Pas mengjesit do te cmontohet kampi dhe do te nisemi drejt kryeqytetit te Shqiperise, Tirane. Kjo dite do te jete ndryshe pasi pak nga pak do ti rikthehemi jetes se civilizuar.

Pasi te akomodohemi ne nje hotel prane qendres, do te kemi mundesin te dalim dhe te njihemi me qytetin, ku do te vizitojme bulevardet e gjera, mozaikun monumental qe zbukuron muret e muzeut kombetar, lavdine e Pavaresise se Shqiperise. Nje devijim te vogel drejt zones se bllokut, referuar nomenklatures se meparshme te regjimit komunist ne Shqiperi, dhe nje shetitje ne shtepine e ish- diktatorit Enver Hoxha. Kjo eshte zona me e gjalle ne qytet, me shume bare, klube, restorante, etj ...

Day 9: 

Tirane - Aeroporti “Nene Tereza”

Ne varesi te orarit tuaj te fluturimit do te behet nisja drejt aeroportit “Nene Tereza”.

contact us