Tour Scuba Diving - Albania Adventure

Tour program: 

9 dite / 8 nete

Shqiperia, me me shume se nje te treten e siperfaqes se saj si zone bregdetare, eshte e pozicionuar ne menyre ideale per te organizuar aventura nenujore.

Shqiperia ka rreth 316 km vije bregdetare.

Vendet me te mira per zhytjeje jane: Gjiri i Vlores, Ishulli Sazanit dhe Gadishulli i Karaburunit (kjo ne varesi te kushteve te detit).

Aktivitetet e zhytjes qe ne zhvillojme jane nga niveli fillestare e deri ne ate profesional.

Pergjate dhjetera kilometrave vije bregdetare, deti permban nje numer te madh peshqish, koralesh, gjallesa te ndryshme nenujore: si breshka, arragosta etj, relieve nenujore plot me rrenoja te anijeve te mbytura qe nga antikiteti.

Day 1: 

Tirane – Vlore

Mberritja e grupit ne aeroportin e Tiranes “Nene Tereza”, ku do te priteni nga guidat tona. Me pas do te  nisemi drejt qytetit bregdetar te Vlores, i cili ndodhet ne jug te Shqiperise. Udhetimi  me makine do te zgjase 2 ore e 30 min. Gjate kesaj dite do te vizitojme plazhet dhe qytetin e Vlores.

Darka do te kalohet ne nje hotel-restorant buze detit.

Day 2: 

Vlore – Gadishulli Karaburun

Heret ne mengjes, mjetet 4x4 te Albania Adventure do t’ju shoqerojne ne portin e peshkimit të Vlores per t'u nisur me varke ne drejtim te gadishullit te Karaburunit.

Peisazhe te mrekullueshme do te na shoqerojne gjate lundrimit. Shkembinje qe zhyten në det, ku siper tyre ngrihen malet deri ne 1200 m. Ne kembet e tyre ju mund te admironi gjire dhe plazhe te paprekura nga njeriu, sepse vetem disa mund te arrihen nga toka.

Pasi te kemi sistemuar gjithesecili pajisjet e tij do te fillojme zhytjen per te zbuluar boten nenujore te ketij vendi me te pazakont dhe te mahnitshem ne buze te detit Jon dhe detit Adriatik, i cili eshte totalisht i virgjer…prane shpelles se Haxhi Aliut. Kjo shpelle e merr emrin e vet nga nje kapiten i njohur detar, qe ne shekullin e XV mbrojti Shqiperine duke iu shkaktuar disfate te gjithe pirateve qe guxonin t'i drejtoheshin brigjeve Shqipetare.

Ne pasditen e vone, do te kthehemi serish ne qytetin e Vlores ku dhe do te kalojme naten.

Day 3: 

Gadishulli Karaburun

Nisja heret nga Porti i peshkimit Vlore, ne drejtim te Gadishullit te Karaburunit. Kete dite do te realizojme 2 zhytje.

Zhytja e pare do te behet te Gjiri Varkes.

Fale temperatures se tyre, ujerat permbajne nje faune te pasur dhe te larmishme, nga rrymat qe vijne prej dy deteve. Sapo te kemi kaluar metrat e para, ne te do te hasim ne tufa me peshq dhe sa me shume qe te shikojme poshte, aq me shume do të veme re specie të tjera, pasi ato jane te panumerta ne kete vend.

Pastaj, do te vizitojme shpellen, nje vend me te vertete mahnites, ku do te zhvillohet edhe zhytja e dyte.

Pasdite vone do te jete koha per tu kthyer perseri ne qytetin bregdetar te Vlores.

Per ata qe duan te dalin dhe te argetohen, baret dhe klubet e gjalleruar të qytetit do te bejne qe ju te shijoni jeten e nates se Rivieres Shqiptare.

Day 4: 

Ishulli i Sazanit

Nisja heret ne mengjes me varke drejt Ishullit te Sazanit.

Kete dite do te bejme 2 zhytje, nje ne pjesen e jashtme te ishullit dhe nje ne pjesen e brendeshme te tij.

Ujerat e tij jane te pacenuar, pasi kane qene te mbrojtura per me shume se 70 vjet. Gjate periudhes komuniste, ishulli ka qene nje zone ushtarake. Qe nga viti 2002, data kur u krijua parku natyror detar, aty mund te shkohet vetem me nje leje te posaçme. Ne ditet e sotme, me shume se 300 lloje speciesh te zakonshme jane gjetur ne keto ujera, nga te cilat 60 jane specie nderkombetare. Per ata me me shume pervoje, zhytja do jete deri ne 30-35 m per te zbuluar mbetjet e anijeve ushtarake.

Pasdite vone kthimi ne qytetin bregdetar te Vlores.

 

Day 5: 

Ishulli i Sazanit

Pas mengjesit, do te nisemi serish drejt ishullit te Sazanit per nje tjeter aventure nenujore.

Atje, do te zhytemi permes molusqeve dhe krustaceve, do te admironi koralet dhe bimet madheshtore te detit, perpara se te provojme te futemi ne nje shpelle nenujore. Kalimi do te jete i mahnitshem dhe do te gjendemi brenda kesaj shpelle. Me pas do te kthehemi serish ne varke per tu zhvendosur ne nje pjese tjeter te ishullit per te bere zhytjen e dyte.

Se fundi, do te drejtohemi drejt nje plazhi te virgjer per te shijuar kenaqesite e te notuarit dhe ç'lodhjes.

Pasdite vone kthimi ne Vlore.

Day 6: 

Gjiri i Vlores, Anija Spital “Po”- Gjiri Jale

Nisja me varke ne mengjes drejt anijes spital te fundosur “Po”, e cila ndodhet ne gjirin e Vlores. Kjo anije ka sherbyer si spital dhe transportonte te plagosurit dhe te semuret nga Shqiperia drejt Italise, gjithashtu ka sherbyer dhe si mjet transporti per pasagjeret.

Maja e rrenojave te anijes eshte ne 18 metra duke zbritur ne nje thellesi prej 33 metrash dhe eshte ne nje pozicion te mbrojtur dhe larg nga rrymat. Anija eshte 150 metra e gjate dhe dy apo tre zhytje jane mjaftueshme per ta pare te teren.

Gjiri i Vlores, i cili ka mbetur i paprekur, strehon nje koleksion te pasur te faunes qe ka ndryshuar shume pamjen e saj fillestare.

Pasdite kthehemi ne hotel ne qytetin e Vlores ku do te marrim bagazhet per tu spostuar me ne jug te rivieres Shqipetare drejt Gjirit te Jales.

Day 7: 

Gjiri Jale

Jala eshte nje gji i vogel dhe mjaft i bukur shume prane fshatit Vuno, ne bregdetin jugor te Shqiperise. Nje gji mjaft i frekuentuar si nga familiaret, gjithashtu dhe nga te rinjte.

Pasi te kemi ngrene mengjesin do te fillojme nje aventure te re ne kete pjese te Rivieres se Shqiperise. Zhytja e pare do te behet ne anen e majte te gjirit te Jales, e cila eshte e kufizuar me shkembinjeve te thepisur.

Pas pushimit te drekes, zhytja e dyte do te behet te anen e djatht te gjirit. Ky eshte vend ideal zhytjeje, ku gjendet nje ishull i vogel gelqeror i cili ofron nje numer te madh gjallesash dhe larmishmeri jete nenujore.

Day 8: 

Gadishulli Porto Palermos 

Nisja heret ne mengjes nga gjiri i Jales, drejt gadishullit tektonik të Porto Palermos.

Zhytjen e pare do ta realizojme ne krahun e majt te kalase se Ali Pashes. Zhytja ne kete gadishull eshte klasifikuar si nje nder 10 vendet me te bukura ne Europe, per shkak se gjate zhytjes ketu eshte krejt normale te ndeshesh ne amfora dhe objekte te tjera antike.

Pas zhytjes se pare do te hame dreken dhe do te kemi mundesin te vizitojme Kalane e Porto Palermos. Kalaja e Porto Palermos ndodhet ne gjirin me te njejtin emer ne bregun e detit Jon ne Shqiperine e jugut, ajo eshte e vendosur ne nje pozicion mjaft te bukur ne gadishullin tektonik te Porto Palermos (ne antikitet e njohur si gjiri i Panormes). Kalaja ndodhet jo larg fshatit te Qeparose dhe ka forme trekendore. Permasat e saj jane 150 m x 400 m. Lartesia e mureve arrin ne 20 m.

Me pas do te bejme zhytjen e dyte, perballe gadishullit, ne krahun e djatht, zone kjo e cila eshte perdorur qe ne antikitet nga anijet per tu mbrojtur nga stuhite. Me pas gjate kohes se diktatures u ndertua nje baze e madhe ushtarake nendetesesh te cilat mund te hynin dhe te dilnin nga krahu tjeter i malit. Kjo zhytje do te jete fantastike pasi do te kemi mundesine te shohim shume lloje te ndryshme amforash.

Pasdite vone kthimi ne gjirin e Jales.

Day 9: 

Gjiri i Jales – Aeroporti “Nene Tereza”

Ne varesi te orarit tuaj te fluturimit do te behet nisja drejt aeroportit “Nene Tereza”.

 

contact us