Off Road Tour Albania Adventure

Tour program: 

9 dite / 8 nete

Per te gjithe ju qe deshironi te eksploroni Shqiperine me mjete 4 x 4, ky eshte vendi ideal per te bere nje aventure Off Road. Shqiperia ofron mbi 2000 km off road. Aventura do te nis nga qendra e Shqiperise per tu ngjitur deri lart ne alpe dhe me pas per te zbritur ne rivieren mahnitese Shqipetare.

Aventura Off Road ne Shqiperi do te jete nje pervoje unike, ku shpesh here do ta ndjejme veten shume larg njerezimit, duke eksploruar boten e saj te eger akoma te pa shkelur, vizita ne kishat e saj te shumta, tempuj, xhamite e mijera ngjyrave dhe vendet arkeologjike kryesisht të listuara si Trashegimi Boterore te UNESCO-s.

Per realizimin e kesaj aventure ju mund te merrni me vete mjetet tuaja 4 x 4 ose Albania Adventure do te vere ne dispozicionin tuaj 2 makina speciale per rrally, me te cilat aktualisht ekipi yne merr pjese ne garat e Rrally Albania.

Akomodimi gjate kesaj aventure do te behet qofte ne shtepi pritese, ne hotele apo dhe kamping me tenda nese ju deshironi.

Day 1: 

Aeroporti “ Nene Tereza” - Kryeqyteti Tirane ( Test i makinave )

Guidat e Albania Adventure do t’ju marrin ne aeroportin “Nene Tereza” per t’ju drejtuar Tiranes, ku dhe do te akomodohemi.

Me pas do te spostohemi me mjetet 4 x 4, rreth 50 km ne verilindje te Tiranes ku do te bejme testin e makinave ne terren off road, ne menyre qe te nje njiheni me mire me mjetet tona, kjo ne rastin kur ju do te perdorni makinat e Albania Adventure. Nese ju do te keni sjelle me vete makinat tuaja, kjo do te sherbeje si nje njohje mes jush dhe piloteve tane.

Day 2: 

Tirane - Theth

Pasi te kemi bere gati bagazhet dhe te kemi konsumuar mengjesin, do te nisim aventuren tone drejt lugines veriore Theth, udhetim i cili do te behet nepermjet rrugeve te brendshme te cilat jane te vjetra, qe nga periudha e komunizmit.

Rreth mesdites do ti jemi afruar bregdetit verior Shqipetar ku dhe te drekojme ne nje restorant te thjesht peshkataresh buze detit. Pasdreke, do te kalojme mbi uren e lumit Bune dhe pasi te kemi kaluar qytetin e Shkodres do te fillojme ngjitje drejt lugines se Boges per te mberritur keshtu ne Qafe Thore, nga ku do te vazhdojme zbritjen drejt lugines se Thethit.

Thethi eshte quajtur nga turistet e huaj “Parajsa e fundit e Europes”. Fshati ndodhet ne pjesen me veriore te lugines se Shales, ne mes te Alpeve me nje bukuri te rralle.

Akomodimi ne Theth, ne nje shtepi pritese mbi 350 vjecare, e restauruar ne vitin 2012.

 

Day 3: 

Theth - Rubik

Pasi te kemi ngrene mengjesin, udhetimi yne do te vazhdoje pergjate lugines se Thethit, duke ndjekur per rreth 2 ore lumin e Shales per tu ngjitur me pas ne malin e Shoshit. Kjo rruge ka te pakten 30 vjet qe askush nuk eshte kujdesur per te.

Dreken do ta hame buze liqenit te Shkodres, i cili eshte liqeni me i madh ne Gadishullin Ballkanik dhe llogaritet si nje nga liqenet me te vjetra ne bote.

Pasdreke do te vazhdojme te ndjekim rruget e vjetra mes fshatrave, duke ndjekur gjithashtu lumin Mat, i cili do t’na shpjere drejt qytezes se vogel Rubik, ku dhe do te akomodohemi per kete nate.

 

Day 4: 

Rubik - Parku Kombetar i Lures - Peshkopi

Ne mengjes do te leme Rubikun dhe pasi te kemi pershkruar rrethin e Mirdites, do te futemi ne Parkun Kombetar te Lures, i cili shtrihet ne malesine e Lures dhe ze nje siperfaqe prej rreth 1300 ha.

Territori i parkut te Lures eshte shume i thyer nga nje radhe perrenjsh malore ku me te njohurit jane Seta, Uraka, Malla e Lures. Bukuri e ketij parku jane 14 liqenet e tij, te cilet jane liqene akullnajor.

Dreken do ta pergatisim vete, barbeky.

Pasdreke do te leme parkun per t’ju drejtuar keshtu qytetit te Peshkopise, ku dhe do te akomodohemi.

 

Day 5: 

Peshkopi - Bulqize - Librazhd - Pogradec

Nisja sot do te behet shume heret, pasi do te jete udhetimi me i gjate i gjithe aventures tuaj ne Shqiperi.

Terreni nga Peshkopia drejt Bulqizes e deri ne Librazhd do te jete i ashper dhe shpesh here do te gjejme gjurmet e tureve off road qe guidat tona kane bere me pare pasi kjo zone eshte nga me te mirat per trajnim dhe testimin e mjeteve 4 x 4.

Kjo dite do te kaloje pergjate shtigjeve te vjetra te asaj pjese te Shqiperise e cila tashme eshte e braktisur prej dekadash. Do te jene ore te tera udhetimi ku pothuajse nuk do te takojme askend.

Rreth mesdites, ne mes te maleve, do te ndalojme per te konsumuar dreken dhe gjithashtu mund te vizitojme nje teqe, vend adhurimi per besimataret Bektashi.

Pasdreke, do te zbresim nga Fushe Biza drejt qytetit te Librazhdit, ku terreni do te behet disi me paqesor me ne.

Pasdite vone do ti jemi afruar qytetit te Pogradecit, ku Liqeni i Ohrit do t’na kete shoqeruar per nje kohe te gjate. Ne Pogradec do te akomodohemi ne nje hotel-restorant buze liqenit per te shijuar koranin e fresket, peshk endemik i Liqenit te Ohrit.

Day 6: 

Pogradec - Permet

Pasi te kemi kaluar qytetin e Korces, do te udhetojme ne pjesen juglindore te Shqiperise, pergjate fshatrave dhe qyteteve, ku tashme jetojne fare pak njerez. Ketu duket sikur koha ka ndaluar, rruget ne kete pjese te Shqiperise jane akoma ato te kohes se diktatures. Do te kalojme permes malesh dhe kodrash, te cilet jane me paqesore se sa ata ne veri te Shqiperise.

Pasdreke, me te mberritur ne qytetin e Permetit do te mund te vizitojme banjat termale, te famshme ne kete qytet. Keto njihen me emrin banjat termale te Benjes. Aty gjenden 6 burime ne rreze te shkembinjve masive, ne te dy anet e lumit Lengarice. Ujerat me baze sulfurore kane efekte shume te larta kuruese, nga te cilat 4 burime perdoren për semundje kronike te reumatizmes, nje tjeter per semundjet e stomakut, dhe i fundit per semundjen e lekures. Ujerat termale te Benjes kane nje temperature prej 26-32 ºC.

Akomodimi ne nje hotel-restorant ne qytetin e Permetit.

Day 7: 

Permet - Tepelen - Jale

Pasi te kemi ngrene mengjesin, do te nisemi drejt qytetit te Tepelenes, pergjate nje rruge me peisazhe fantastike. Nga Tepelena do te leme qytetin per tu futur mes maleve neper shtigje te cilat gjarperojne drejt bregdetit, te cilin do ta arrijme vetem pasdite vone.

Rreth mesdites pasi te kemi kaluar pergjate shtratit te lumit, i cili shtrihet ne thellesi te kanionit, do te kemi mberritur te Buronjat e Kucit.

Dreken do ta pergatisim vete, barbeky, dhe me pas do te marrim serish tatpjeten ku pasi te kemi mberritur te depot e ujit do te fillojme zbritjen drejt bregdetit Jon.

Ketu shtigjet off road mbarojne, per te ndjekur me pas rrugen e asfaltuar e cila shtrihet pergjate bregut deri ne fshatin bregdetar Jale.

Akomodimi ne hotel-restorant buze detit.

Day 8: 

Jale - Kepi i Gjuhezes - Vlore

Pasi te kemi pire kafen e mengjesit buze detit, do te nisemi drejt kanionit dhe gjirit te famshem te Gjipese, i quajtur ndryshe nga ne “Kopshti i Perendive”. Pas nje vizite te shkurter ne kete perl te jugut, do te ngjitemi ne Qafen e Llogarase 1027 m mbi det, e cila ofron nje pamje mbreslense.

Me pas do te vazhdojme zbritjen nga krahu tjeter, pergjat Parkut Kombetar te Llogaras.

Pak para mesdite aventura jone Off Road do te vazhdoje duke gjarperuar ne brendesi te Gadishullit te Karaburunit, nje nga vendet me armiqesore dhe te egra per aventurieret e trekking.

I gjithe ky gadishull eshte i pabanuar, pervec ndonje bariu qe mund te shohim shume rralle. Pas rreth 2 oresh off road, rruga do te vazhdoje gjithnje e me shume te perkeqesohet dhe 1 ore e 30 min e fundit do te jene me te vertete aventure off road, per te mberritur keshtu ne piken me perendimore tokesore te Shqiperis, ne Kepin e Gjuhezes. Ky vend ofron panorama dhe terrenin me te cuditshem qe ju mund te keni pare ndonjehere.

Pasdite vone do te dalim nga gadishulli per te shkuar ne drejtim te qytetit bregdetar te Vlores, ku dhe do te akomodohemi.

Day 9: 

Vlore - Aeroporti “Nene Tereza”

Ne varesi te orarit tuaj te fluturimit do te behet nisja drejt aeroportit “Nene Tereza”.

Contact us