Miresevini ne Albania Adventure

Albania Adventure eshte nje Tour Operator i specializuar dhe i licensuar ne organizimin me cilesi te tureve me guida, Trekking, Hiking, Kayak, Zhytje, Kacavjerrje Shkembore, Ski Alpinizem, Off Road si dhe sporteve ne natyre dhe aventurave ekstreme, e gjitha kjo fale ekipeve në terren dhe guidave profesioniste.

Albania Adventure u krijua në vitin 1998 nga Vladimir Dedndreaj, dashamires i jetes ne natyre, i gatshem te ndaje me te tjeret pasionin e tij dhe deshiren per te eksploruar bukurite e Shqiperise, gjithnje i udhehequr nga shpirti i aventures. Atij ju bashkangjiten shpejt edhe miq te tjere, gjithashtu guida profesioniste.

Gjate ketyre viteve aventurat e tyre i cuan nga lindja ne perendim, nga veriu në jug, duke u njohur dhe familjarizuar me banoret e trevave te ndryshme dhe kulturat e krahinave ku ata shkelen. Gjate gjithe ketyre viteve eksplorimi, njohen me mire se kushdo tjeter territorin Shqipetar.

Ky pasion per jeten ne natyre u bashkenda ne vite me mijera turiste nga e gjithe bota, te cilet zgjodhen te vizitonin Shqiperin per te jetuar aventuren Shqipetare.  

Gjate gjithe ketyre viteve, guidat e Albania Adventure jane trajnuar dhe profesionalizuar vazhdimisht, e gjithe kjo edhe fale mbeshtetjes dhe trajnimit të ofruar nga partneret e tyre europiane.

Anetaret e Albania-Adventure trajnohen rregullisht ne menyre qe te jene gjithnje te azhornuar dhe ne forme te plote, gjithashtu guidat tona flasin rrjedhshem gjuhet angleze, italiane dhe franceze. Stafi i Albania Adventure eshte i perbere prej 8 guida adventure ne terren dhe 3 operatore zyre.

Nese ju keni vendosur te eksploroni Shqiperine, atehere ju ftojme te vini dhe te jetoni aventuren e vertete me Albania Adventure!

Albania Adventure ju mundeson eksplorimin e Shqiperise nepermjet vemprimtarive te meposhtme:

Zhytje

Ky aktivitet eshte i pershtatshem per njerezit e dashuruar me boten nenujore.

Fal pajisjeve moderne qe sot ekzistojne dhe qe agjensia jone i disponon, eshte i mundur eksplorimi i fundit te detit duke e bere keshtu nje eksperience te paharrueshme. Brigjet Shqipetare ofrojne shume per sa i perket eksplorimit te botes nenujore si shpella apo anije te mbytura te cilat jane te shumta.

Kjo eksperience do te behet e mundur edhe ne rast se ju nuk keni certifikimin perkates, ju do te shoqeroheni nga guidat tona profesioniste.

Nese ju keni vendosur te vizitoni Shqiperin nuk mund te largoheni prej saj pa bere te pakten nje eksplorim nenujore.

Aventura e zhytjes eshte nje eksperience per te cilen thuhet se kush e provon njehere, nuk ndahet me kurre prej saj.

Per te krijuar nje ide me te qarte per aventuren Zhytje, ju lutem klikoni ketu per te pare nje shembull.


Kayak

Aventura Kayak eshte menyra me e bukur dhe me sportive per te eksploruar detet dhe liqenet e Shqiperise, me forcen e kraheve te tu dhe sipas ritmit qe ty te pelqen. Me kayak do te mund te eksplorosh plazhe, gjire, shpella te cilat eshte e pamundur te arrihen ne rruge tokesore.

Ky aktivitet organizohet me kayak dy-vendesh te pershtatshem per ekspedita ne liqene ose ne det. Jane kayak te sigurte si dhe me hapesira te bollshme per te mbajtur ushqime dhe materialet e nevojshme per kampim.

Me kayak mund te pershkosh brigjet, te vizitosh plazhet dhe te perzgjedhesh njerin nder ta per te ngritur kampin dhe per te kaluar naten, dhe te nesermen te vazhdosh serish aventuren tende.

Per te krijuar nje ide me te qarte per aventuren Kayak, ju lutem klikoni ketu per te pare nje shembull.


Stand Up Padle Monster

Stand Up Paddle Monster is a 16ft giant inflatable that can float up to 8 people, all you have to do is stand up and paddle and have lots of fun!! Perfect for team building or grab a group of friends and get ready for some big laughs! Ride in the waves or explore our stunning coastline, caves and virgin beachs. No experience necessary and whether you are an experienced waterperson or first timer this guarantees great times and lasting memories. 

To create a clearer idea about Stand Up Padle Monster, please click here to see an example.


Kacavjerrje Shkembore

Ky eshte nje sport i ri ne Shqiperi dhe mund te quhet ndryshe shkalla me e larte e alpinizmit, ku me ane te litareve dhe aksesoreve te tjere te sigurise kryhet kacavjerrja ne shkembinje te thepisur.

Kacavjerrje Shkembore eshte nje sport i cili kerkon nje kombinim perfekt midis forces dhe teknikes. Ne Shqiperi tashme eshte nje vend i mrekullueshem i cili quhet Gjipe, ku mund te besh kacavjerrje shkembore dhe njekohesisht te shijosh panoramen spektakolare qe ofron bregdeti Shqipetar.

Kanioni dhe Plazhi i Gjipese gjenden ne jug te Shqiperise midis plazhit te Dhermiut dhe Jales. Ne kete kanion Albania Adventure ne bashkepunim me Globo Alpin kane krijuar me shume se 70 itinerare per kacavjerrje shkembore te cilat sot po frekuentohen nga alpiniste nga e gjithe bota.

Per te krijuar nje ide me te qarte per aventuren Kacavjerrje Shkembore, ju lutem klikoni ketu per te pare nje shembull.

Trekking

Ky aktivitet konsiston ne pershkimin e itinerareve te gjata nga 3-15 ditore, ku ecja fillon heret ne mengjes, shtigjeve duke evituar ne maksimum rrugen e makines, dhe mbaron pasdite vone.

E vecanta e ktij aktiviteti eshte se qe diten e pare e deri diten e fundit te shtegetimit je ne kontakt vetem me natyren.

Trekking kryesisht realizohet ne Malesi dhe ne Alpe. Kur bejme trekking grupi fle gjithmon me tenda, gjithashtu dhe gatimi behet ne kamping me tenda.

Cdo mengjes perpara se te filloj ecja cmontohet i gjithe kampimi, ngarkohet ne mushka dhe montohet serisht ne darke kur arrihet ne vendin e percaktuar qe me pare. Kur bejme trekking nuk shkojme asnjehere ne restorant apo hotele.

Ky aktivitet eshte i pershtatshem vetem per njerez praktik dhe te pershtatur me jeten ne natyre, si dhe qe dine te bashkepunojne dhe jetojne ne grup.

Agjensia jone disponon te gjitha mjetet e nevojshme te kampimit.

Kjo eksperienc mund te organizohet si nje tur privat me nje ose dy persona, qofte edhe per grupet e medha me numer maksimal 150 persona, sic mund te permendim ketu eksperiencen e shkelqyer te kompanis me fame boterore Salewa, e cila kreu kete eksperienc per te gjithe stafin e saj.

Per te shijuar maksimalisht nje aventure trekking, numri ideal i pjesemarresve do te ishte 8-12 persona.

Aventura Trekking eshte nje nga menyrat me interesante per te eksploruar Shqiperin dhe per te jetuar ne kontakt te vertet me natyren.

Per te krijuar nje ide me te qarte per aventuren Trekking, ju lutem klikoni ketu per te pare nje shembull.


Hiking

Ky aktivitet konsiston kryesisht ne ndjekjen e shtigjeve te cilat shkojne drejt majave te alpeve dhe pushtimin e tyre. Aventura Hiking eshte nje aktivitet qe realizohet ne Alpe dhe male te larta.

Hiking mund te jete nga 1 ditore deri 7-8 ditore. Kur bejme hiking akomodohemi gjithmon ne hotele ose shtepi pritese. Mengjesi dhe darka konsumohen ne vendin ku behet akomodimi ndersa dreka merret me vete, natyrisht dicka praktike dhe e pershtatshme per ecjet ne natyre.

Dallimi midis hiking dhe trekking eshte pikerisht ky: ne hiking aventurieret cdo nate akomodohen ne hotel ose shtepi pritese ndersa ne trekking flihet ne tenda, te cilat merren gjithnje me vete gjate ecjes.

Ne hiking ushqimi eshte gjithmon i siguruar nga ambjenti ku akomodohemi ndersa ne trekking mbahet me vete dhe gatuhet nga vete grupi ne kushtet e natyres.

Ne hiking per tju afruar shtigjeve per ngjitjen e majave perdoren mjete motorike 4x4 ndersa ne trekking shtegetohet duke pasur me vete mushka ose kuaj ku ngarkohen tendat, pajisjet e guzhines, ushqimet dhe te gjitha materialet e tjera te nevojshme per kampim.

Per te bere hiking nevojitet domosdoshmerisht nje pregatitje e mire fizike.

Per te krijuar nje ide me te qarte per aventuren Hiking, ju lutem klikoni ketu per te pare nje shembull.


Snowshoeing

Snowshoeing, the perfect way for walking in the snow and exploring forests and hills in winter season in Albania. This is a practical way for all the family or if you are a group of friends, to stay all together enjoying the worderful sights, that snow offers us, and it is not necessary to have previous experience.

To create a clearer idea about Snowshoeing, please click here to see an example.


Ski Alpinizem & Raketa Bore

Nese ju keni vendosur te vizitoni Shqiperin gjate sezonit te dimrit menyra me e mire per te eksploruar malet mbetet Ski Alpinizmi, i cili eshte gjithashtu pjese e sporteve te reja ne kulturen Shqipetare. Gjate aventures tuaj ne Shqiperi guidat tona do t'ju shoqerojne ne malet me te bukura ku mund te realizohet ky sport.

Ne Shqiperi do te mund te gjeni male te larta te cilat jane te vetmet ne Europe te pa eksploruara ende nga ski alpinistet. Vargmale te tera mbeten nje territor i virgjer per aktivitetet dimerore, malet me shpatet e tyre të pafundme ftojne te gjithe për tu ngjitur mbi to me ski gjatë periudhes se dimrit. Disniveli qe mund te behet gjate nje dite eshte mesatarisht 1500 m.

Per te bere Ski Alpinizem ne Shqiperi, ju duhet te keni pervoje dhe te jeni te pregatitur mire teknikisht, gjithashtu duhet te gezoni fleksibilitet dhe pergjegjesi mbi veten.

Nje menyre tjeter per te gjithe ata qe nuk jane profesionist te skive dhe qe duan te eksplorojne territoret malore gjate dimrit me miqte apo familjaret tyre, eshte edhe ecja me raketa bore.

Per te krijuar nje ide me te qarte per aventuren Ski Alpinizem & Raketa Bore, ju lutem klikoni ketu per te pare nje shembull.


Off Road

Me shume se nje sport per ne eshte nje pasion.

Territori Shqipetar eshte nje nga me te perkryerit ne Ballkan per kryerjen e ketij aktiviteti pasi shoqerohet gjate gjithe kohes me panorama fantastike te cilat per pak ore ndryshojne krejtesisht nga njera tjetra.

Me mjete motorike 4x4 eksplorojme rruge te cilat shpeshhere nuk mund te quhen as rruge. Kjo aventure kalon neper fusha, lumenje dhe male te cilat ndoshta nuk jane shkelur prej dekadash. Eksplorimi i tyre behet me mjete motorike me kater rrota aktive si dhe te modifikuara per te perballuar terrenet e veshtira, te cilat shpesh here jane edhe ekstreme.

Guidat tona Off Road Adventure qe do t'ju shoqerojne jane pilote te cilet kane marre pjese ne te gjitha garat nderkombetare te organizuara nga Rrally Albania qe ne krijimin e ketij sporti ne Shqiperi, si dhe jane fitues te me shume se 10 cmimeve te para, te dyta dhe te treta.

Nese ju do te zgjidhni te eksploroni Shqiperine me nje aventure Off Road, ne do ta bejme te mundur kete per ju, qofte si pasagjere apo te jeni ju vete drejtuesi i nje makine gare Rrally 4x4.

Per te krijuar nje ide me te qarte per aventuren Off Road, ju lutem klikoni ketu per te pare nje shembull.


Cycling

Exploring Albania by cycling, is a unforgettable experience, because you are very close to nature and to the inhabitants of rural life. By cycling we will pass through roads that snake through the mountains and forests, also we will cycle along the rivers, where for a long time we will be accompained by the sounds of the rivers. Magical is also the cycling of the south coastline, where the stunning views will accompany us along all the coast. We will have the possibility to visit ancient cities, small villages and scenic natural parks and also World Heritage Sites, UNESCO.

To create a clearer idea about Cycling, please click here to see an example.


Kulture

Te dashur miq, nese ju deshironi te vizitoni Shqiperin me qellim per te njohur historine dhe trashegimin e saj kulturore atehere agjensia jone e mundeson kete me ane te guidave te specializuara.

Gjate ketij turi kulturor guidat tona profesioniste do t'ju shoqerojne ne vendet me mahnitese arkeologjike dhe historike te vendit tone.

Gjate ketij turi shpesh here do t'ju krijohet ndjesia sikur jeni kthyer mbrapa ne kohe. Rrenoja te lashta dhe qytete te vjetra te cilat sot mbrohen nga UNESCO, keshtjella legjendare, kishat Paleo-kristiane, manastire bizantine dhe xhami mesjetare do t'ju ndihmojne per te njohur me mire kulturen e nje prej vendeve me te vjeter te Mesdheut.

Per te krijuar nje ide me te qarte per turin Kulturor, ju lutem klikoni ketu per te pare nje shembull.


Mix Adventure

Te gjithe ju miq te Albania Adventure qe keni zgjedhur te vizitoni Shqiperin ne nje menyre active, ne ju propozojme Mix Adventure.

Nese ju do te zgjidhni nje itinerar te tille ne do te pergatisim per ju nje program me me te mirat e te gjithe sektoreve te lartepermendur, kjo ne varesi te sezonit ne te cilin ju do te vini si dhe deshires tuaj.

Per te krijuar nje ide me te qarte per aventuren Mix Adventure, ju lutem klikoni ketu per te pare nje shembull.

Te dashur miq, ju ftojme te eksploroni Shqiperin me Albania Adventure.