Aventure Miks

Day 1: 

Tirane - Shkoder

Guidat e Albania Adventure do t’ju marrin ne aeroportin “Nene Tereza” dhe do te vazhdojme udhetimin tone drejt Shkodres, qyteti me i rendesishem ne veriun e Shqiperise.

Me pare do te ndalojme te drekojme ne nje restorant tradicional per te shijuar keshtu ushqimet tipike Shqipetare.

Ne Shkoder do te vizitojme kalane e Rozafes, e cila  eshte e ngritur mbi nje koder shkembore ne hyrje të qytetit të Shkodres.  Kjo kala u perdor si qender e fortifikuar ilire, permendet per here te pare gjate sundimit të mbretit Gent, i cili sundoi nga viti 181 p.e.s. deri ne vitin 168 p.e.s. 

Gjithashtu do te vizitojme katedralen e qytetit. Kisha Katedrale e Shkodres u quajt Kisha e Madhe, sepse ne kohen e ndertimit, ishte njera prej kishave me te medha të Ballkanit.

Me pas vizite ne xhamine e Shkodres. Xhamia e re, Ebu Bekr, eshte me e madhja ne Shqiperi dhe nder me te medhate në Ballkan. 

Vlen per tu permendur se nje nga vlerat me te medha te popullit Shqipetar eshte bashkejetesa dhe toleranca fetare.

Vizite te Kulla e Sahatit e shek te XIX

Kulla e Sahatit e njohur ne histori si Sahati i Inglizit i perket periudhes se aristokracise mesjetare. Kulla e sahatit, bashke me shtepine ngjitur u ndertuan me fondet e lordit anglez Paget.

Me pas do te darkohet, akomodimi ne nje hotel ne qender te qytetit te Shkodres.

Day 2: 

Shkoder - Theth

Pasi te kemi ngrene mengjesin behet nisja drejt alpeve te Shqiperise, Theth.

Theth eshte quajtur nga turistet e huaj “Parajsa e fundit e Europes”.

Fshati ndodhet me ne veri te lugines se Shales, ne mes te Alpeve me nje bukuri te rralle.

Pasurite natyrore te kesaj zone jane te lidhura se bashku edhe me trashegimine kulturore dhe historike te banoreve vendas, duke formuar keshtu, bazat me të rëndësishme për zhvillimin e turizmit. Lidhur me këtë fakt ka shkruar edhe alpinisti Georg Heinshemer, i cili e ka konsideruar Thethin, padyshim vendin me te pershtatshem per turizem nder Bjeshket e Veriut te Shqiperise, duke e krahasuar ate me viset e bukura te Tirolit, Austri.

Ne Theth do te akomodohemi ne nje shtepi pritese 350 vjecare, e restauruar ne vitin 2012.

Me pas do vizitojme luginen e Thethit, Kulla e Ngujimit, Ujvara e Grunasit, Syri i Kalter, Kisha e Thethit qe eshte edhe nje nga simbolet e ketij fshati.

Kulla e Ngujimit eshte tipike e kesaj zone. Nje fortese e ndertuar ne fund të fshatit dhe qe perdorej nga i gjithe fshati. Ishte banesa e atyre familjeve qe per arsye gjakmarrje detyroheshin të mbylleshin aty ( te gjithe meshkujt mbi moshen 14 vjeç). Vetem grate e shtepise ishin te lira te dilnin e të punonin pak toke para kulles. Sot kulla eshte e vizitueshme dhe ndodhet ne nje zone me vlera te medha turistike. 

Day 3: 

Theth - Maja e Arapit 

Kjo dite do te filloje shume heret, pasi do te na duhet te ngjisim Majen e Arapit, me lartesi 2217 m dhe nivel veshtiresie T4, nje ecje e cila do te zgjase per rreth 9 ore.

Maja e Arapit eshte nje nga majat me te larta qe ngrihet ne fund te lugines se Thethit, prej ku zoterojme nje pamje mahnitese te te gjithe lugines.

Dreken, te cilen do ta kemi marre me vete do ta konsumojme ne Qafen e Pejes 1900 m, pasi te kemi zbritur Majen e Arapit.

Akomodimi ne shtepine pritese Theth.

 

Day 4: 

Theth - Apolloni - Parku Kombetar Llogara

Pasi te haet mengjesi do te nisemi drejt qytetit antik te Apollonis, i cili eshte nder me te medhenjte në pellgun e Adriatikut dhe me i permenduri nder 30 qytetet e tjera, me të njejtin emer, te kohes antike.

Eshte themeluar rreth fillimit të shek te IV p.e.s. Germadhat e Apolonise jane zbuluar ne fillim te shek XIX.

Dreka do te haet ne qytetin bregdetar te Vlores, ne nje restorant buze detit.

Pasdreke do te vijojme udhetimin tone drejt Parkut Kombetar te Llogarase, park i cili ne vitin 1966 eshte shpallur si Park Kombetar nga Qeveria Shqipetare.

Darka dhe akomodimi ne nje Hotel-Restorant ne brendesi te parkut.

 

Day 5: 

Parku Kombetar Llogara - Plazhi Rruget e Bardha - Gjiri Gjipese

Pasi te kemi ngrene mengjesin nisemi drejt Plazhit Rruget e Bardha, ku do te pregatisim kayaket dhe do te marrim instruksionet e nevojshme per perdorimin korrekt te tyre.

Kayaket me te cilet do te kryhet aventura e sotme jane kayak 2-vendesh, te pershtatshem per ekspedita ne det.

Do te pershkruajme keshtu me kayak per rreth 2 ore disa plazhe te virgjera, si dhe disa plazhe te tjera shume te famshme ne bregdetin e jugut si p.sh Palas, Drimadh, Dhermi. Shpella e Pirateve, Plazhin dhe Kanionin e jashtezakonshem te Gjipese, ne te cilin do te ngreme  dhe kampin.

Ne kete kanion guidat e Albania Adventure kane krijuar mbi 70 itinerare per kacavjerrje shkembore, duke filluar nga me te thjeshtat 4b qe mund te behen nga persona te cilet nuk kane asnje eksperience ne kacavjerrje shkembore por qe mund te ngjiten deri ne maje per te shijuar keshtu panoramen fantastike. Ne kete kanion kemi gjithashtu dhe itinerare deri ne 8b+ per me profesionistet.

Dreken do ta pregatisim sebashku, barbeky.

Pasdite do te bejme kacavjerrje shkembore.

Day 6: 

Gjiri Gjipese - Fshati bregdetar Jale

Pasi te hame mengjesin do te bejme kacavjerrje shkembore ne nje nga itineraret e krijuara nga guidat e Albania Adventure, gjithashtu kete paradite mund ta shfrytezojme edhe per te shijuar plazhin e mrekullueshem te Gjipese.

Dreka barbeky.

Mbasdite do te nisemi me kayak drejt fshatit bregdetar te Jales, ku dhe do te akomodohemi per kete nate.

 

Day 7: 

Fshati bregdetar Jale

Kete dite do ta kalojme ne fshatin bregdetar te Jales.

Pasi te kemi ngrene mengjesin do te fillojme nje aventure te re ne kete pjese te Rivieres se Shqiperise. Zhytja e pare do te behet ne anen e majte te gjirit te Jales, e cila per shkak te shkembinjeve te thepisur eshte e mbrojtur mjaft mire dhe pothuajse e virgjer.

Pas pushimit te drekes, zhytja e dyte do te behet te anen e djatht te gjirit. Ky eshte vend ideal per zhytje, ku gjendet nje ishull i vogel gelqeror i cili ofron nje numer te madh gjallesash dhe larmishmeri jete nenujore.

 

 

Day 8: 

Fshati bregdetar Jale - Sarande

Pasi te haet mengjesi do te nisemi drejt qytezes se Himares ku dhe do te bejme nje vizite kulturore ne Kalane e Himares, e cila ngrihet mbi nje koder me siperfaqe 1ha, banohej qe prej periudhes se bronzit te vone dhe rrethohej me mure mbrojtes, te cilet fillojne te ndertohen ne shekullin e 8 p.e.s dhe vazhdojne pa nderprerje deri ne mesjeten e vone.

Me pas do te nisemi drejt Gadishullit tektonik te Porto Palermos.

Ketu do te realizojme nje zhytje ne krahun e majt te kalase se Ali Pashes. Zhytja ne kete gadishull eshte klasifikuar si nje nder 10 vendet me te bukura ne Europe, per shkak se gjate zhytjes ketu eshte krejt normale te ndeshesh ne amfora dhe objekte te tjera antike.

Pas zhytjes se pare do te hame dreken dhe do te kemi mundesin te vizitojme Kalane e Porto Palermos. Kalaja e Porto Palermos ndodhet ne gjirin me te njejtin emer ne bregun e detit Jon ne Shqiperine e jugut, ajo eshte e vendosur ne nje pozicion mjaft te bukur ne gadishullin tektonik te Porto Palermos (ne antikitet e njohur si gjiri i Panormes). Kalaja ndodhet jo larg fshatit te Qeparose dhe ka forme trekendore. Permasat e saj jane 150 m x 400 m. Lartesia e mureve arrin ne 20 m.

Pas kesaj vizite do te nisemi me mjetet tona drejt qytetit bregdetar te Sarandes, ku dhe do te akomodohemi.

 

Day 9: 

Sarande - Gjirokaster - Tirane

Kjo do te jete nje dite e cila do ti kushtohet vetem vizitave kulturore dhe bukurive te natyres Shqipetare.

Gjate kesaj dite do te kemi mundesin te vizitojme qytetin antik te Butrintit.

Parku Kombetar Arkeologjik i Butrintit ka një siperfaqe prej 15 hektare dhe ndodhet ne lartesite 30-50 metra mbi nivelin e detit. Ky qytet antik eshte nje xhevahir i arkeologjise, i listuar si nje vend i trashegimise boterore te UNESCO. Ne nje ambient te jashtezakonshem ne mes te liqenit dhe detit, ndertimet me stil helenik jane nje muze qe permban gjurme arkeologjike te restauruara.

Me pas do te vizitojme Syrin e Kalter ku dhe do te drekojme. Vend magjik, ky burim ujor nentokesor eshte i rrethuar nga pyje dhe gezon emrin e ngjyres se tij blu, ashtu si dhe pjesa me ngjyre e syrit. Ky eshte nje nga kuriozitetet natyrore me te bukura te Shqiperise.

Udhetimi jone do te na coje ne qytetin e Gjirokastres ose siç ndryshe njihet qyteti prej guri. Qytet i Gjirokastres eshte i përfshire ne Listen e Trashegimise Boterore te UNESCO-s ne vitin 2005, si nje nga pak shembujt e mbijetuar ne Ballkan te qyteteve tregtare të stilit otoman.

Gjithashtu do te kemi mundesine te vizitojme edhe kalane e qytetit.

Kalaja e Gjirokastrës si histori e lidhur me qytetin e Gjirokastres, permendet per here te pare si qytet dhe keshtjelle ne vitin 1336. 

Pasdite vone nisja drejt kryeqytetit te Shqiperise, Tirane, ku dhe do te akomodohemi ne nje hotel restorant afer qendres se qytetit.

Day 10: 

Tirane - Fushe Bize

Ne mengjes heret do te marrim mjetet tona 4 x 4, te modifikuara per te perballuar terrenet off road, nder to 2 jane speciale pasi kane marre pjese ne te gjitha garat e Rrally Albania, qe prej krijimit te kesaj tradite ne Shqiperi.

Gjate kesaj aventure ju mund te drejtoni keto mjete, normalisht duke qene te shoqeruar nga nje kopilot i cili do t’ju mbeshtese per nje drejtim sa me korrekt.

Per dreke do te kemi barbeky, diku prane Fushe Bizes, ku do te jete dhe destinacioni perfundimtar.

Pasdite kthim ne qytetin e Tiranes ku do te vizitojme bulevardet e gjera, mozaikun monumental qe zbukuron muret e muzeut kombetar, lavdine e Pavaresise se Shqiperise. Nje devijim te vogel drejt zones se Bllokut, referuar nomenklatures se meparshme te regjimit komunist ne Shqiperi, dhe nje shetitje ne shtepine e ish- diktatorit Enver Hoxha. Kjo eshte zona me e gjalle ne qytet, me shume bare, klube, restorante, etj ...

 

Day 12: 

Tirane - Aeroporti “Nene Tereza”

Ne varesi te orarit tuaj te fluturimit do te behet nisja drejt aeroportit “Nene Tereza”.

contact us